VIDEO | Bombardimi i objekteve bërthamore në Iran, Pentagoni publikon pamjet

26 qershor 2025 | 18:32

Pentagoni publikoi të enjten pamje spektakolare që tregojnë saktësisht se si 14 bomba të tipit “bunker-buster” shkatërruan objektiva të fortifikuara thellë nën tokë në Iran.

Në videon e publikuar, një bombë GBU-57 e serisë MOP (Massive Ordnance Penetrator) shihet duke depërtuar në një objektiv të mbrojtur dhe duke shkaktuar një re gjigante pluhuri, përpara se një shpërthim i fuqishëm të shpërthente përmes një prej kanaleve të ventilimit të uzinës për pasurimin e uraniumit në Fordow.

Pilotët që morën pjesë në operacion e përshkruan shpërthimin si “më i ndritshmi që kishin parë ndonjëherë”, duke shtuar se “dukej sikur ishte ditë e plotë”.

“Këto nuk janë bomba të zakonshme që lënë një krater në sipërfaqe. Ato janë ndërtuar për të depërtuar thellë në tokë dhe për të shpërthyer në brendësi,” tha gjenerali i lartë i Forcave Ajrore, Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjatë një konference për shtyp të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një një konference për shtyp që dha në kuadër…