VIDEO | Dalin pamjet nga aksidenti i djeshëm në Suharekë ku mbetën të vdekur dy persona

29 prill 2024 | 22:11

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, raporton Gazeta Sinjali.

Sot kanë dalë edhe pamjet e aksidentit që la të vdekur dy të rinjtë nga Prizreni.


Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila tha se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, konfirmoi ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Rexhaj nga fshati Petrovë e Shtimës, po kërkon ndihmën…