VIDEO | “Do të ngremë tavanin” – Reagimi epik i qytetarit për deklaratën e Berishës

18 prill 2025 | 16:09

Vizita e Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës pati disa momente pikante.

Një prej këtyre momenteve është takimi me një biznesmen lokal, ku teksa Berisha po i shpjegonte programin ekonomik, i tha se “do ulej tavani”, kurse tregtari në formë ironike, sikur nuk kuptoi qëllimin, pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, duke e shoqëruar me një frazeologji habitore:“Ça tavani…?!”

Berisha që vijoi me të tijën, për ta korrigjuar dhe fokusuar kuptimin ekonomik dhe elektoral, i tha:“Tavanin e biznesit…!”.

Dhe teksa kontrollon tavanin me sy nëse ka problematika të strukturës ndërtimore, pasi dëgjon shpjegimin e Berishës, tregtari e shoqëron me një pohim: “Aha…!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se…