VIDEO: E rëndë në Iran! Nuk kishte vendosur shaminë, gruaja dhunohet në mes të rrugës

09 gusht 2025 | 23:37

Një video tronditëse e publikuar nga aktivistja iraniane Masih Alinejad tregon momentin kur një burrë në Iran shkelmon brutalisht një grua, vetëm pse nuk mbante hixhab, duke e hedhur përtokë me forcë.

Pamjet, të kapura nga një kamerë sigurie, tregojnë burrin e panjohur të veshur me pantallona kamuflazh teksa afrohet me dy gra që po ecnin në trotuar.

Ai shkelmon njërën prej tyre dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa gruaja rrëzohet dhunshëm në tokë.

Aktivistja Alinejad, e cila jeton në SHBA dhe është një nga zërat më të fortë për të drejtat e grave në Iran, shpërndau videon në rrjetet sociale, teksa shprehet: “Kjo është siguria që demokracia iraniane u ofron grave.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka shkaktuar polemika…