VIDEO | Momenti dramatik kur një femër tenton të ekzekutojë Youtuberin e famshëm që dhuronte dronë për ushtrinë ukrainase

05 maj 2025 | 20:04

Një Youtuber tepër i njohur ukrainas, me rreth 2 milionë ndjekës dhe një prek kontribuuesve më të mëdhenj për pajisjen me dronë të ushtrisë amerikane, i ka shpëtuar një atentati në vendin e tij.

Serhiy Sternenko po dilte nga një ndërtesë, i shoqëruar nga dy truproja që shteti i ka vendosur ta ruajnë, kur një grua që rrinte qetësisht në hyrje ngriti armën dhe qëlloi disa herë drejt tij.

Për fat të mirë, ai arriti të shpëtojë, ndërsa një prej agjentëve të SBU-së ukrainase shihet teksa i kap asaj dorën dhe i vendos prangat. Ngjarja ka ndodhur më datën 1 maj.

Mediat ukrainase thonë se falë punës vullnetare dhe donacioneve të mbledhura, Sternenko i ka dhuruar ushtrisë ukrainase më shumë se 176,000 dronë.

“Sulmuesja e Serhii Sternenkos mori me qira një apartament në kompleksin rezidencial në Kiev, ku jeton Serhii, dhe e mbikëqyri atë vizualisht. Ajo mori para për sulmin nga shërbimet speciale ruse. E dyshuara është me origjinë nga rajoni i Odesës dhe ka lindur në vitin 1979. Shërbimet speciale ukrainase përcaktuan se shërbimet speciale ruse i transferuan para në dy karta ukrainase”, raportojnë mediat ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Holandë protustuesit kanë ndalur ceremoninë që shënonte 80-vjetorin e…