VIDEO | Momenti kur aleati i Trump u qëllua me armë

10 shtator 2025 | 21:47

Charlie Kirk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), është qëlluar të mërkurën gjatë një ngjarjeje që po zhvillohej në Utah, në kampusin universitar.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur Kirk u qëllua, teksa po mbante fjalim.

Trump ka bërë thirrje për lutje për aktivistin konservator.

“Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar,” shkroi Trump në Truth Social.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charlie Kirk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, është…