VIDEO | Pamje nga ndërhyrja e Policisë dhe Prokurorisë gjatë rinumërimit të votave dhe fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicën e Jugut
10 nëntor 2025
| 20:37
Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicën e Jugut është pezulluar me urdhër të Prokurorisë. Sipas informacioneve të siguruara nga “Nacionale”, ndërprerja ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime.
Në pamjet e dërguara redaksisë, vërehen fletëvotime që konsiderohen të dyshimta, pasi nuk përputhen numrat serikë me qendrën përkatëse të votimit.
Punonjësit në vendngjarje kanë raportuar se janë identifikuar mbi 20 raste të tilla. Nacionale ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria lidhur me arsyet e ndërhyrjes, por deri në publikimin e lajmit, institucionet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare. NACIONALE



