Video | Parlamenti i Gjeorgjisë shndërrohet në një “ring”, deputetët përleshen me grushte!

27 qershor 2026 | 21:52

Një përleshje me grushte shpërtheu në parlamentin e Gjeorgjisë të premten, gjatë një seance pyetje-përgjigje pasi kryeministri Irakli Kobakhidze prezantoi raportin vjetor të qeverisë.

Deputetët e partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane dhe asaj opozitare Për Gjeorgjinë u përplasën pasi Giorgi Sharashidze kritikoi Kobakhidze-n për rolin e tij gjatë vizitës së fundit të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Pamjet filmike treguan ligjvënës që përballeshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa sigurimi parlamentar largonte deputetët e opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do të japë…