VIDEO | Pas konfiskimit të vilës së Radojçiqit, Qeveria publikon pamjet brenda saj

05 prill 2024 | 19:41

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar videon e vizitës së saj bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla në vilën e kryeterroristit Milan Radojçiq, pas sekuestrimit të saj.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do…