
VIDEO | Roja hero në Turqi: Shpëton vajzën sekonda para se ta godasë tramvaji
Një vajzë e re për pak sa nuk humbi jetën në Kayseri të Turqisë. Vajza u shpëtua në kohë nga roja i sigurisë i cili e tërhoqi me shpejtësi para se tramvaji ta merrte para.
Ajo ishte me kufje në vesh kur tentoi të kalonte pa parë rrugën. Në atë moment afër saj po afrohej tamvaji.
Shoferi tentoi ta paralajmëronte por kufjet nuk e lejuan të dëgjojë dhe roja reagoi në kohë duke e tërhequr nga shinat e tramvajit.
Incidenti u regjistrua nga kamerat e sigurisë.
Bashkia falënderoi rojen për ndërhyrjen e tij të menjëhershme dhe u bëri thirrje këmbësorëve të përdorin kalimet dhe të qëndrojnë vigjilentë pranë linjave të tramvajit, veçanërisht kur mbajnë kufje.
A woman in Kayseri, Turkey was saved by a security guard after she stepped in front of an oncoming tram.
Kayseri Transportation highlighted that the woman was wearing headphones and reminded passengers to be aware of their surroundings. https://t.co/0brLNwwR51 pic.twitter.com/HHMQPBOIHc
— Sky News (@SkyNews) October 15, 2025