VIDEO | Sulmi me shpatë që tronditi Londrën dhe i mori jetën djalit 14-vjeçar

30 prill 2024 | 20:28

Vrasje me shpatë. Një sulm i tillë i përgjakshëm ishte i rrallë dhe tronditës për mbarë Londrën dhe më gjerë.

Autori është ky person që shikoni në foto. Këtë të martë ai doli në rrugë me shpatë në dorë dhe iu vërsul kalimtarëve duke plagosur katër prej tyre.

Dëshmitarët treguan se i riu u afrua në zonën e Hainault në Lindër dhe doli nga makina me shpatë në dorë duke nisur të godasë kalimtarët, ndërsa ishte ende mëngjes herët, 06.25.

Më herët, ai kishte përplasur makinën me një banesë në Thurlow Gardens, pranë stacionit të metrosë Hainault ku shkoi menjëherë më pas.

Burri ka goditur me shpatë dhe thikë njerëzit gjatë një incidenti që zgjati rreth 20 minuta brenda dhe rreth stacionit të metrosë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, 36 vjeçari u përball edhe me tre oficerë të policisë, duke i kërcënuar për t’i goditur ata me mjetin e tij prerës.

Dy oficerë u dërguan në spital për ndërhyrje kirurgjikale për plagët e marra, por ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën sikundër edhe dy qytetarë të tjerë.

Policia tha se ngjarje nuk kishte qëllime terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së ditës së sotme Këshilli i Bashkisë së…