VIDEO | Ushtarët izraelitë qëllojnë në drejtim të objektit ku ishin diplomatët e BE-së

21 maj 2025 | 20:50

Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një objekti në Bregun Perëndimor të pushtuar, në cilin ndodheshin delegacioni diplomatik ndërkombëtar, raportojnë mediat lokale palestineze.

Sipas të dhënave nga rrjeti Quds News Network dhe Palestinian Information Center, ushtarët izraelitë kanë qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të delegacionit në momentin kur ata ndodheshin pranë hyrjes lindore të kampit. Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar, shkruan skynews.

Delegacioni përbëhej nga mbi 25 ambasadorë dhe diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe shtete arabe, ndërsa qëllimi i vizitës së tyre ishte të shihnin nga afër kushtet e vështira të jetesës së civilëve palestinezë që ndodhen nën rrethimin e ushtrisë izraelite.

Me delegacionin ishin edhe gazetarë, dhe sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, ishte planifikuar edhe një takim me guvernatorin e Jeninit.

Kampi i Jeninit prej ditësh ndodhet nën një bllokadë të fortë ushtarake izraelite. Forcat izraelite zhvillojnë rregullisht bastisje dhe përdorin pajisje të rënda ushtarake, përfshirë dronë dhe automjete të blinduara. Qëllimi ndaj një delegacioni diplomatik ndërkombëtar rrit më tej tensionet dhe ngjall shqetësim për sigurinë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në territoret e pushtuara.

Deri në këtë moment nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga pala izraelite, as ndonjë koment nga Bashkimi Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke parë se 26 vjet pas krimit të gjenocidit në…