(Videoreportazh, nata XLII në Prishtinë) Numri i madh i të vdekurve dhe të infektuarve nuk e zvogëlon qarkullimin në kryeqytet

16 gusht 2020 | 23:00

Është për t’u habitur se si tek disa qytetarë nuk ka ndikim asnjë statistikë e përditshme për të infektuarit dhe vdekjet nga Covid-19. Pothuajse asnjë natë nuk është respektuar kufizimi i qarkullimit.

Disa nga veturat që momentalisht po qarkullojnë nëpër kryeqytet në kundërshtim me kufizimet e lëvizjes janë ato te prishtinasve familjarë të sapo kthyer nga bregdeti shqiptar. Gazeta ka filmuar disa prej tyre edhe në rënie të Veternikut duke hyrë poshtë në qytet, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar së në 24 orëve e fundit janë testuar gjithsej 440 mostra prej të cilëve 141 kanë raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është djegur gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen…