(Videoshënim) Lansimi i ‘raketave’ në Prishtinë

01 gusht 2020 | 17:31

Botuesi dhe publicisti Muhamet Mavraj që tridhjetë netë, prej masave që ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e virusit Korona në Kosovë, ka bërë rreth 30 reportazhe nga Prishtina, nga disa lagje dhe rrugë të saj, në të cilat ka vëzhguar respektimin e masave kundër Covidit dhe ka bërë dhjetra fotografi dhe incizime.

Në disa incizime, përpos që nuk respektohen masat qeveritare, nuk respektohen as shenjat e komunikacionit dhe kufizimi i shpejtësisë. Mavraj sot ka publikuar në llogarinë e vet në ‘Facebook’ disa video, kurse sipër tyre, me ton të ironisë ka shkruar: “(Videoshënim) Lansimi i ‘raketave’ në Prishtinë, duke e ndjekur koronavirusin: lëvizje me shpejtësi të madhe, pa asnjë frikë nga radarët. S’ka askund radarë”.

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në ditën e njëzeteshtatë në Prishtinë ka…