Vidhen disa stoli në Ferizaj

09 mars 2021 | 08:56

Në një argjendari në Ferizaj janë vjedhur disa stoli. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se vjedhja ka ndodhur të hënën.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së…