Vidhen foto të Schumacherit, shiten në treg të zi për një milion euro

22 janar 2020 | 23:22

“Mirror” bën me dije se disa foto të vjedhura brenda shtëpisë së Michael Schumacher, i cili prej 6 vitesh është në rehabilitim pas aksidentit të tmerrshëm me ski në Francë, kanë dalë në shitje për 1 milion euro.

Gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1 mbetet mister, me familjen që ka kërkuar vazhdimisht që të respektohet privatësia, por, sipas tabloidit britanik, disa foto të përcaktuara si “makabre” janë nxjerrë në shitje tashmë pasi janë vjedhur.

Bëhet fjalë për një dhunim të rëndë privatësie, pavarësisht protokollit të ashpër të sigurisë së cilës i nënshtrohen vizitorët në rezidencën e gjermanit.

Bashkëshortja e Michael, Corinna, është vënë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar avokatët dhe policinë zvicerane në mënyrë që të ndalojë publikimin e fotove. /a2/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira…