
Vidhet një veturë në rrugën ‘B’
16 korrik 2025
| 10:41
Një person në Prishtinë ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
“VJEDHJE E RËNDË- Rr. B, Prishtinë. 07/15.07.2025-04:00/21:20. Është raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.