
Vidhet traktori pa targa në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
09 shtator 2025
| 11:18
Një traktor pa targa është vjedhur nga garazhi i një shtëpie në Prishtinë.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i cili ka thënë se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda garazhit.
Policia bën të ditur se rasti po hetohet nga ekipet relevante.