
Vieri: Modriqi ka klas, mund të luajë me cigare në gojë në Itali
17 korrik 2025
| 15:52
Luka Modriq zgjodhi të transferohej te Milani, pas disa sezonesh te Real Madrid.
I mirënjohuri Bobo Vieri, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mesfushorin kroat.
“Ishte një mundësi unike. Absolutisht do të kisha nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të. Në Itali, një futbollist i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”, ka thënë Vieri.