Vietnami heq kufizimet për Covid-19 në fluturimet ndërkombëtare

13 shkurt 2022 | 10:05

Vietnami do të heqë kufizimet e tij lidhur me Covid-19 në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve me të gjitha tregjet duke filluar nga 15 shkurti, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, raportoi të dielën gazeta shtetërore Tuoi Tre.

Vendi i Azisë Juglindore vendosi kontrolle të rrepta kufitare në fillim të pandemisë për të mbajtur jashtë Covid-19, me njëfarë suksesi fillestar, por kjo i dha një goditje sektorit të tij të turizmit në zhvillim, i cili përbën rreth 10 për qind të produktit të brendshëm bruto.

“Vietnam do të heqë kufizimet në fluturimet ndërkombëtare duke filluar nga 15 shkurti. Frekuenca e fluturimeve do të rikthehet në nivelin para pandemisë,” u citua të ketë thënë Dinh Viet Son, zëvendësdrejtor i Administratës së Aviacionit Civil të Vietnamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua me probleme mendore i ka gjuajtur me gurë…