
Vihen në pranga dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës, në kërkim dy të tjerë
16 korrik 2025
| 08:34
Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet si autorë të vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë Liqenit të Shkopetit.
Fatjon Bushgjoka raportohet se është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër së bashku me Petrit Çakrri, po ashtu i dyshuar si autor i vrasjes.
Ndërkohë dy vëllezërit e tij, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.