Vijat e kuqe dhe të zezat e partive politike

29 shtator 2020 | 12:38

Faton Abdullahu

Kur sot LDK-ja thotë se nuk do të ketë vija të kuqe me partitë tjera politike, pra as me PDK-në, ajo këtë e bënë sepse i janë të vendosura detyrimisht vijat e kuqe me VV-në. LDK-ja e ka kuptuar që nuk mund të jetë më në ndonjë koalicion me VV-në dhe ndoshta do t’i duhet të shkoj me PDK-në, prandaj tregon se po heq vijat e kuqe me PDK-në, por nuk tregon se kjo determinohet vetëm me faktin se tani i ka të vendosura vijat e trasha të kuqe nga VV-ja sepse përndryshe do të flitej për një nonsens të ri politik ‘ Koalicioni Shpresa 2 ’. Kjo tani nuk ka sens, vetëm në dukje ka sens, ajo që në të vërtetë nuk qëndron e LDK s’ka vija të kuqe.

VV-ja në anën tjetër luan me stilin e vjetër, tashmë të përpunuar, vendos vija të kuqe për të gjithë. Nuk është për t’i besuar. Sepse pa ndonjërën nga forcat politike nuk mundet e vetëm të fitoj e të bëj qeveri. Prandaj, VV-ja ka gjetur formulën e re politikisht narcisoide do të fitojmë aq sa na duhet për ta formuar qeverinë të vetëm. Edhe ata e dinë që kjo është iluzore. Por për VV-në me rëndësi është që gjatë gjithë kohës të vendosin vija të kuqe me të gjithë, për t`i akuzuar të gjithë dhe për të përfituar sa më shumë vota mu si herën e kaluar. Tani VV-ja ka një element të ri që nuk e kishte në zgjedhjet e fundit ‘antiamerikanizmin’ mbi të cilën akuzë ka gjasa të tjerët ta ndërtojnë ndaj saj vijën e kuqe.

PDK-ja në anën tjetër dihet se nuk ka vendosur vija të kuqe me askënd as në të kaluarën. Ajo ka qenë viktima kryesore e sulmeve të vazhdueshme të vijave të kuqe. Tani si duket do të jetë parti të cilës nuk do t’i vendos askush vija të kuqe. Në zgjedhjet e fundit ajo ka konsideruar se në raport me cilëndo parti që do të bashkohet për koalicion të mundshëm, do të jetë më e fortë dhe nuk ka vendosur vija të kuqe. Nuk doli të jetë  kështu. Por PDK-së mbase do t’i duhen disa vija te kuqe interne, që t’ia hap vetes mundësinë për njerëz të ri dhe ide të reja. Sa më shumë që i shkon për dore që PDK-ja ta bëj këtë, edhe më shumë partitë e tjera do t’i largojnë vijat e kuqe ndaj saj, te cilat kohëve të fundit gjithnjë e më pak po ja përmendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatlinda Hajrizi shpall të pavlefshme ID-kartelën me numër RE-4980/16 e…