Vijat e kuqe s’i heqim për ata që kanë kapur institucionet

21 gusht 2020 | 08:51

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të iniciuar nga partia e saj. Nagavci ka thënë se ftesa ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me heqjen e vijave të kuqe.

“PDK-ja e di që për LV-në gjithnjë do të ketë vija të kuqe në raport me partitë që kanë keqpërdorur dhe që kanë kapur institucionet e që nuk kanë ndryshuar e reflektuar”, ka thënë ajo në “Rtv Dukagjini”.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se kanë pritur që opozita natyrshëm ta mbështesë mocionin e Vetëvendosjes për shkak të keqqeverisjes aktuale.

“PDK-ja ka pasur kritika të vazhdueshme për keqqeverisjen dhe zotin Haradinaj”, ka shtuar ajo.

Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është interes i shtetit të Kosovës, jo vetëm i yni apo PDK-së. “Ky mocion nuk po bëhet për Vetëvendosjen, por që të kemi institucione që punojnë në interes të qytetarëve”, ka thënë Arbërie Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…