Vijojnë vrasjet në Meksikë, gjenden të pajetë 14 persona

27 qershor 2020 | 10:16

Trupat e pajetë të 14 personave janë gjetur në shtetin meksikan të Zacatecas ditën e premte. Lajmi është konfirmuar nga qeveria, pasi dhuna në vend vijon të rritet ndjeshëm.

Zyrtarët vendas thanë në një deklaratë se ishin duke hetuar për shkakun e vdekjes së 14 personave. Kufomat, të mbështjellë me batanije në anë të rrugës, u gjetën në Fresnillo, një nga qytetet më të mëdha të shtetit të minierave.

Edhe pse pjesa më e madhe e Meksikës vijon të qëndrojë e izoluar për shkak të pandemisë, sërish numri i vrasjeve është rritur në nivele rekord.

Po të premten, shefi i policisë së Mexico City-it i shpëtoi një atentati edhe pse mori tre plumba. Autorët e ngjarjes mendohet të kenë qenë pjesëtarë të kartelit famëkeq të drogës në Jalisco “New Generation”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe këngëtarja Morena Taraku është shfaqur sot tërësisht e…