Viktima të COVID-it, 13 049 veta

22 mars 2020 | 09:00

Në bazë të të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në 13 049 njerëz.

Duke u mbështetur në statistikat e këtij universiteti, mbi 307 mijë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 92 300 prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Cilat janë zhvillimet më të reja në botë rreth koronavirusit?

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër që ushtria e vendit të tij të dërgojë ndihma mjekësore në Itali për të ofruar ndihmë në betejën kundër koronavirusit. Lajmin e bëri me dije Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në një burg të Sri-Lankës, kur rojet e burgut i qëlluan me armë zjarri të burgosurit që po përpiqeshin të arratiseshin.

Tajlanda i ka konfirmuar 188 raste të reja të koronavirusit. Kjo është rritja më e madhe për periudhën njëditore në shtetin aziatik, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet tashmë ka shkuar në 599.

Kolombia e ka regjistruar vdekjen e parë nga koronavirusi të shtunën në mbrëmje. Viktima ishte një taksist 58-vjeçar nga qyteti bregdetar, Cartagena. Ai i kishte vozitur më parë dy turistë italianë, nga të cilët besohet se është infektuar.

India e ka futur në fuqi orën policore për ta luftuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit. Deri më tani në këtë shtet janë infektuar 315 persona, numër mjaft i vogël në krahasim me shtetet e tjera të mëdha.

Pas tri ditëve pa raste të brendshme, në Kinë është konfirmuar një infektim i ri lokal. Ai ishte pjesë e 46 rasteve të reja dhe shifra po shkon duke u rritur për të katërtën ditë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e para të të infektuarve me koronavirus janë paraqitur…