Viktimat nga tornadot, Putin i shpreh ngushëllimet Bidenit

12 dhjetor 2021 | 16:21

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu sot “ngushëllimet e tij të sinqerta” për homologun amerikan Joe Biden, pas tornadove, ku kanë humbur jetën të paktën 100 persona.

“Në Rusi, ne ndajmë dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen dhe pasojat e katastrofës do të kapërcehen”, tha Putin në një telegram drejtuar Bidenit.

Numri i viktimave në SHBA shkoi sot në 100. Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New York City ka shkruar historinë në futbollin amerikan, për…