Viktor Orban, rizgjedhet kryeministër i Hungarisë

10 maj 2018 | 16:24

Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit.

Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.

“Ne kemi zëvendësuar një demokraci liberale me një demokraci të krishterë të shekullit 21, e cila garanton lirinë e njerëzve dhe sigurinë”, është shprehur Orbani para Parlamentit hungarez.

Partia e Orbanit, Fidez ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar. Fushata e tij elektorale ishte dominuar nga politikat kundër emigrantëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është botuar në “Pangolin Literary Review” në Mauritani poema “Mjellma…