Vildane Latifi emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës në Fushë-Kosovë

25 mars 2026 | 11:19

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se sot kryetari Valon Prebreza në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale, ka emëruar Vildane Latifin drejtoreshë të Drejtorisë së Administratës.

“Me këtë rast, i urojmë suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Fushë-Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rrugës për në zyrën e…