
Vildane Zeneli “djeg” Instagramin, me poza joshëse
21 tetor 2025
| 11:00
Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Vildane Zeneli, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj të fundit.
E veshur me rroba banjoje ngjyrë qielli, Zeneli ka pozuar përpara një dritareje të hapur, duke theksuar linjat e saj trupore.
Postimi i saj në Instagram, shoqëruar vetëm me një emoji fluture, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke grumbulluar mijëra pëlqime në pak orë.
Vildania njihet për paraqitjet e saj të guximshme dhe për stilin e veçantë.