
Villarreali mposhti bindshëm Juventusin, kualifikohet në çerekfinale
16 mars 2022
| 22:52
Skuadra e Villarrealit ka shkëlqyer në përballjen ndaj Juventusit që u zhvillua në Torino, pasi fitoi me rezultat 0-3. Skuadra spanjolle kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 1-4.
Në minutën e 78-të, Gerard Moreno shënoi nga penalltia golin e parë në ndeshje. Për rezultatin 0-2 është përkujdesur Pau Torres, derisa në minutat shtesë për 0-3 realizoi Arnaut Danjuma.
/Epoka e re/