
Villeneuve: Verstappeni është superior ndaj Hamiltonit
Ish-piloti kanadez Jacques Villeneuve, kampion bote në Formula 1 në vitin 1997 me Williams, ka komentuar duelin në pistë mes Max Verstappenit (Red Bull) e Lewis Hamiltonit (Mercedes).
Ai shprehet se talenti holandez është më superior se veterani britanik.
“Verstappen është më superior këtë sezon, pasi nuk ka bërë shumë gabime dhe gjithnjë ka qenë në sulm. Në të kundërt, Hamiltoni ka treguar më shumë dobësi ashtu sikurse edhe makina Mercedes që ka qenë më e dobët se Red Bull”, ka thënë Villeneuve.
“Lewisi e ka pasur të lehtë këto vite të dominojë, por tani është zgjuar dhe po duelon. Gjithsesi, ai mbetet një fenomen në pistë. Mendoj se dy pilotët do të duelojnë deri në fund për titullin, duke tejkaluar limitet e tyre dhe të makinave që pilotojnë”, ka shtuar Villeneuve.