Vin Diesel akuzohet për sulm seksual

22 dhjetor 2023 | 08:43

Ish-asistentja personale e aktorit amerikan Vin Diesel e ka paditur atë, duke e akuzuar për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Fast Five” në vitin 2010.

Avokati i aktorit tha se klienti i tij “e mohon këtë pretendim në tërësi”, raporton BBC.

Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi atë në një mur ndërsa ai kryente akt seksual me vetveten.

Ajo, po ashtu, pretendon se kompania e tij e pushoi atë nga puna disa orë pas sulmit të supozuar.

Jonasson ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas masave në terren, Kosova ka bërë edhe ndryshime ligjore…