
Vincenzo Italiano: Rikthimi i këtij trofeu pas 51 vitesh është kënaqësi e madhe
Trajneri i Bolongnas, Vincenzo Italiano, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur pas triumfit historik ndaj Milanit në finalen e Kupës së Italisë. Genoa të mërkurën mbrëma mundi Milanin, me rezultat 1-0 dhe pas 51 vitesh kjo skuadër fitoi trofeun e Kupës së Italisë.
“Ishte një ditë shumë e vështirë për ne, sepse donim ta përfundonim këtë udhëtim që filloi me vështirësi, në mënyrën më të mirë të mundshme. E përgatitëm mirë lojën me disa kundërveprime dhe ia dolëm mbanë. Nuk i pranuam asgjë Milanit dhe gjetëm atë gol që na lejoi të fitonim. Gëzim i pabesueshëm. Vinim nga tri humbje të hidhura dhe doja ta merrja këtë hak. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Italiano.
Ai kujtoi gjithashtu rrugëtimin që e çoi skuadrën deri në këtë pikë dhe emocionet që po përjeton qyteti i Bolongas pas rikthimit të trofeut pas më shumë se gjysmë shekulli. “Rikthimi i këtij trofeu pas 51 vitesh është një kënaqësi e madhe për ne dhe gjithë Bolognan”, ka deklaruar Italiano.