Vinicius: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’

27 prill 2022 | 15:23

Vinicius Junior ka mbështetur shokun e skuadrës Karim Benzeman për të fituar “Topin e Artë”, pas një tjetër paraqitje fantastike në Ligën e Kamionëve.

Duke folur pas ndeshjes me Cityn, në të cilën Vinicius shënoi një gol të shkëlqyer, ai tha se shpreson që Benzema ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë se si luan Benzema. Ai e meriton ‘Topin e Artë’”, ka thënë ai.

“Shpresoj që vëllai im Benzema të përfundojë duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe ‘Topin e Artë’”.

Reprezentuesi brazilian dha gjithashtu një pasqyrë të lojës, duke deklaruar se ai nuk ishte i kënaqur me rezultatin dhe se “Los Blancos” duhet të përmirësohen para ndeshjes së dytë të javës së ardhshme.

“Tifozët e ‘Bernabeut’ luajtën një rol të madh në rikthimet tona të mëparshme dhe ndeshja tjetër nuk do të jetë ndryshe. Kundër City duhet të japim më të mirën dhe të qëndrojmë më të qetë”, u shpreh braziliani. Benzema ishte sërish në formë të mirë për Real Madridin në humbjen e tyre 4-3 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të ndeshjes gjysmëfinale, duke shënuar dy gola, raporton 90Min.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 822 testime, 13…