Vinicius është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit
22 nëntor 2025
| 13:45
Braziliani, që nga ardhja e tij në vitin 2018 ka qenë vendimtar në shumë momente të mëdha të Realit, madje edhe shënoi golat të cilat fituan Ligën e Kampionëve.
Vinicius, u lidh edhe me një largim nga kryeqyteti spanjoll, pasi flitej për një prishje të raporteve të tij me trajnerin Xabi Alonso.
Por kjo gjë nuk do të ndodhë pasi që braziliani dëshiron të qëndrojë, me Realin që i ofroi vazhdimin e kontratës deri në 2027.
Këtë sezon ai numëron 16 paraqitje ku shënoi 5 gola dhe 4 asistime.



