Vinicius Junior kërkon të njëjtën pagë si Mbappe

22 korrik 2025 | 16:09

Në Madrid mund të jetë duke u krijuar një situatë delikate: Vinicius Junior kërkon rishikim të kontratës me Real Madridin, duke pretenduar të njëjtin trajtim financiar që i është dhënë Kylian Mbappe.

Sipas burimeve pranë klubit, braziliani dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në skuadër, por drejtuesit madrilenë nuk janë të gatshëm të pranojnë kërkesat e tij për momentin, një zhvillim që mund të krijojë tensione brenda dhomës së zhveshjes.

Kujtojmë që një vit më parë, Reali bëri një goditje të madhe në merkato me transferimin e Mbappe, i cili ndonëse pranoi një pagë më të ulët se ajo që kishte në PSG, mori bonus të madh në firmë dhe mbajti pjesë të madhe të të drejtave të imazhit.

Kjo situatë është parë me sy kritik nga disa lojtarë, përfshirë edhe vetë Vinicius, pasi francezi shpesh ka pasur vështirësi në bashkëpunim me të në fushë, duke krijuar një farë “konflikti teknik”.

Sipas mediave spanjolle, agjenti i Vinicius kërkon një rritje të pagës të shoqëruar me një bonus të majmë, në mënyrë të ngjashme me atë që i është dhënë Mbappe, një lëvizje që do ta vendoste brazilianin në të njëjtin nivel financiar me shokun e skuadrës.

Në sfond qëndrojnë edhe oferta të majme nga Arabia Saudite, të cilat e shtojnë rrezikun që situata të përshkallëzohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për dy të…