
Viola von Cramon, Ischingerit: Mos harro t’ua thuash këtë Macronit dhe Ruttesit, ata janë shkaktarët kryesorë që kosovarët nuk lëvizin pa viza
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Ischinger ka shkruar se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë presidentit francez Emmnuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.
“Shumë mirë. Mos harroni ta adresoni këtë mesazh tek @EmmanuelMacron dhe @MinPres. Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.