Visar Ballovci i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

28 shtator 2020 | 14:02

Visar Ballovci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që më 12 tetor të paraqitet në këtë gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Postimi i plotë i tij:

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.
Më lejoni t’ju njoftoj se kam marrë ftesë nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit.
Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë.
Ballin e lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.
Rroftë kjo ushtri Çlirimtari që jehonë i dha Ramush Haradinaj, emri i tij mos u harroftë asnjëherë aty ku flitet shqip.
Me respekt i juaji Visar Ballovci!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko…