Visar Peja rrëfen momentet e fundit të babait pas sulmit në zemër dhe tru

23 nëntor 21:27

Sot u dha lamtumira e fundit ndaj ikonës së muzikës së vjetër qytetare, Ismet Peja.

Visar Peja thotë simboli i muzikës së vjetër qytetare, në datën 2 nëntor kishte pasur një sulm të dyfishtë, në tru dhe zemër.

Visar Peja ishte e ftuar në një linjë direkte për RTV Dukagjinin ku edhe deklaroi: “Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë. Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”.

Kurse Visar Peja vazhdoi duke thënë se vdekja e babait të tij nuk ka lidhje me ndonjë infektim nga Covid-19. “Babi po shqetësimit kardiak e ka pasur edhe shqetësimin e quajtur “moshë”. Ishin në pyetje 83 vjet dhe një ditë trupi i njeriut fillon të shpenzohet dhe një ditë të gjithë do të kemi fatin e babës”, tha më tej Visar Peja. Djali i këngëtarit të njohur ka falënderuar edhe mbështetësit e Ismetit për mesazhet në këto momente të vështira për familjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja është e zhgënjyer me bllokadën që Bullgaria po i…