Vitia del në konferencë sot me prijësit fetarë

25 maj 2020 | 16:31

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKSHP’së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

Konferenca do të mbahet në ora 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnave, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë. (A.M /Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Anders Nilsson, tha se stacionet…