Vitia: Donacioni i testeve nga Serbia do të asgjësohet

02 gusht 2021 | 13:51

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se një mijë testet për Covid që Serbia ia kishte dhuruar si donacion Kosovës gjatë qeverisë Kurti 1, do të asgjësohen.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, Vitia ka thënë se asgjësimi i këtyre testeve nuk kërkohet ndonjë procedurë e veçantë.

“Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së ato ruhen si shumica e materialeve tjera dhe nuk janë përdorur asnjëherë. Ato do të trajtohen si materialet tjera me afat të skaduar. Meqë nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit, kjo nënkupton se do të asgjësohen në mundësinë e parë bashkë me mbetjet tjera”, ka thënë Vitia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për “play-off”-in në garën më të madhe…