Vitia me falënderim të veçantë për infermieret dhe mamitë

07 prill 2020 | 16:47

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, me rastin e Ditës Botërorë të Shëndetit, ka shprehur mirënjohje ndaj infermiereve dhe mamive.

“Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jipni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Vitisë:

Mirënjohje e jashtëzakonshme ndaj infermiereve e mamive në Ditën botërore të Shëndetit.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme, punë të cilën tani më shumë së kurrë e kanë para syve të tyre e gjithë shoqëria në vend dhe botë.

Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jepni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë.

Respekt dhe falënderime për sakrificat tuaja të përditshme që ju dhe familjet tuaja bëjnë, që ne të kemi mundësi ta bëjmë betejën e madhe për jetën dhe shëndetin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Trajnimit EOD, MAT KOSOVO, zyrtarisht ka ofruar mbështetjen…