Vitia: Në Kosovë dominon varianti ‘Delta’

31 gusht 2021 | 10:43

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19 ka mbajtur sot mbledhjen e parë.

Kryesuesi i Komitetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Coch” në Gjermani dërguar IKSHP-së për mostrat e marra tregoi se në Kosovë dominon varianti Delta dhe shpërndarja e shpejtë e tij bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtë numri i të infektuarve të njëzet fishohet.

Ministri Vitia ka informuar për gjendjen aktuale në spitale dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

“Ne jemi koshient se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund t’i kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, ka deklaruar ministri Vitia.

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për pandeminë, bëhet thirrje për kontrolle të rrepta në respektimin e masave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka…