Vitia njofton për shpërndarjen edhe të tetë autoambulancave të reja nëpër komuna

09 dhjetor 2025 | 14:06

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për shpërndarjen edhe të tetë autoambulancave të reja nëpër komuna.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij mandati qeverisës janë shpërndarë nëpër komuna mbi 40 autoambulanca të reja.

“Mbi 40 autoambulanca të reja janë siguruar gjatë këtij mandati për komunat e vendit. Po shpërndahen edhe 8 të fundit. Flota e autoambulancave sot është më moderne, më e sigurt dhe më e pajisur se asnjëherë. Shërbime më të sigurta dhe më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me…