Vitia: Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën

17 tetor 2021 | 09:22

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet. Para mediave, Vitia u deklarua në stilin e kryeministrit Kurti duke folur për motin.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të diel. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia në Klan Kosova.

Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditën e zgjedhjeve lokale…