
Vitia, Tahirit: Pse s’i bleve vaksinat kur ishe zëvendëskryeministër?
06 maj 2021
| 12:05
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, i cili e ka kritikuar qeverinë aktuale për mosblerje të vaksinave.
Në seancën e stome, ministri Vitia e ka pyetur Tahirin pse nuk i ka blerë vaksinat në kohën kur ai ishte zëvendëskryeministër.
“Janë me të drejtë sugjerimet e juaja për 500 mijë jo,por për 1 milion, 1.5 milion e 2 milionë. Jam dakord me juve, por ju keni qenë zëvendëskryeministër dhe legjitime kishte me qenë pyetja se pse nuk i bleve? Ka shumë vende që kanë filluar të blejnë vaksinat shumë më herët se sa tek ne. Pse ju nuk i keni blerë kur ishit deri më datën 23 mars?”, ka thënë Vitia.