Vitia uron qytetarët për Fitër Bajram

24 maj 2020 | 08:06

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. Ai ka thënë se “ky muaj i pazakontë agjërimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni”.

Urimi i tij, pa ndërhyrje:

Urime Bajramin

Ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni.

Ngase me shpirtin që lutet dhe mendjen që reziston ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë.

Urime familjeve të të gjithë besimtarëve myslimanë Bajramin!

U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit,…