Vitinha i përgjigjet Real Madridit
05 mars 2026
| 11:46
Mesfushori portugez, Vitinha ka shuar zërat për një kalim te Real Madrid, duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain.
26-vjeçari, i cili është përfolur si një nga objektivat kryesorë të madrilenëve për mesfushën pas largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric, deklaroi se ndihet shumë mirë në Paris dhe se largimi do të ishte “budallallëk” në këtë moment të karrierës.
Vitinha vlerësoi ambientin te PSG dhe trajnerin Luis Enrique, duke shtuar se prioritet i tij është stabiliteti dhe jo një rritje page. Me këtë deklaratë, duket se Real Madridi duhet të kërkojë alternativa të tjera në treg për repartin e mesfushës.



