Vizita e kryeprokurorit Isufaj në Uashington, Tahiri: Është përkrahje e rëndësishme për këtë shtyllë të pushtetit

03 shkurt 2026 | 14:59

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën në ShBA të një delegacioni të lartë të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Ajo ka vlerësuar se kjo vizitë tregon për mbështetjen që ShBA-ja ka ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ftesa zyrtare e Qeverisë amerikane për udhëheqjen e Prokurorisë së Shtetit është një përkrahje e rëndësishme për këtë shtyllë te shtetit sidomos duke pasur parasysh se Kushtetuta u shkelë dhe prokuroria u injorua nga një pjesë e politikanëve gjatë vitit të kaluar që janë të njohur për neve…”, ka shkruar  Tahiri në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se…