Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Hoti: Shkelje e hapur e rolit kushtetues

15 dhjetor 2025 | 12:16

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar veprimin e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka shkuar në  zyrën e kryetarit të zgjedhur të komunës së Mitrovicës, Faton Peci. Hoti e quajti veprimin e Osmanit “një shkelje të hapur të rolit kushtetues”.

“Kur presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar  Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i sotëm ka nisur me energji për dyshen e…